Konfigurimi
Ju mund ta konfiguroni telefonin tuaj me cilësime që kërkohen për shërbime të
caktuara. Furnizuesi juaj i shërbimit mund t'jua dërgojë gjithashtu këto cilësime.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Konfigurimi
dhe nga opsionet e mëposhtme:
Cilës. paracakt. konf. — për të parë furnizuesit e shërbimeve të ruajtur në telefon dhe
për të vendosur një furnizues të paracaktuar shërbimi
Aktiv. paracakt. në gjitha aplikimet — për të aktivizuar cilësimet e paracaktuara të
konfigurimit për aplikimet e mbështetura
Pika e hyrjes e preferuar — për të parë pikat e ruajtura të hyrjes
Cilësimet menaxh. pajis. — për të lejuar ose parandaluar që telefoni të marrë
përditësime të softuerit. Ky opsion mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të
telefonit tuaj.
Cilës. konfig. pers. — për të shtuar manualisht llogari të reja personale për shërbime
të ndryshme dhe për t'i aktivizuar ose për t'i fshirë ato. Për të shtuar një llogari të re
personale, zgjidhni
Shto re
ose
Opst.
>
Shto të re
. Zgjidhni llojin e shërbimit dhe fusni
parametrat e kërkuar. Për të aktivizuar një llogari personale, shkoni tek ajo dhe zgjidhni
Opst.
>
Aktivizo
.