Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të paautorizuar.
Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni
telefonin që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga
telefoni juaj. Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni do të
kërkojë shërbim dhe mund të aplikohen tarifa shtesë. Për më shumë informacion,
kontaktoni një pikë Nokia care ose shitësin e telefonit tuaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron kartën kundër përdorimit të paautorizuar.
Kodi PIN2 i dhënë me disa karta SIM, kërkohet për të hyrë në disa shërbime. Nëse e futni
gabim tre herë me radhë kodin PIN ose PIN2, ju kërkohet kodi PUK ose PUK2. Nëse nuk
i keni ato, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj
SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i
bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të caktuar përdorimin e kodeve të hyrjes dhe cilësimeve të sigurisë në telefonin tuaj,
zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
.