Mbështetja
Kur doni të mësoni më shumë se si ta përdorni produktin tuaj ose kur nuk jeni të sigurtë
se si duhet të funksionojë pajisja juaj, shikoni udhëzuesin e përdorimit ose shikoni faqet
10 Informacion i përgjithshëm
për mbështetjen në www.nokia.com/support; ose sajtin në rrjetë të Nokia-s për vendin
tuaj; ose me një pajisje celulare, www.nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, veproni si më poshtë:
•
Riniseni pajisjen: fikeni pajisjen dhe hiqeni baterinë. Pas rreth një minute,
rivendoseni baterinë dhe ndizeni pajisjen.
•
Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës siç shpjegohet në udhëzuesin e përdorimit.
Nëse problemi mbetet i pazgjidhur, kontaktoni me Nokian për opsionet e riparimit.
Shikoni www.nokia.com/repair. Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes
suaj, para se ta dërgoni pajisjen për riparim.