Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së
në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën
2,2 centimetra (7/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për
rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk
duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë
pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një
lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet
mund të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë.
Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të
përfundojë transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë
materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete që
mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i
ruajtur në to mund të fshihet.