Nokia 2720 fold - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për

ekspozimin ndaj valëve të radios.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe

radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin

e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga

orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga

organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë

e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë

personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja

shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një

njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose

SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është

2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.

Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione

standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në

nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha

zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një

pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera

maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar

vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon

në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis

jush dhe stacionit bazë të rrjetit.

Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për

përdorimin e pajisjes në vesh është 0,96 W/kg.

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si

rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund

të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit

dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për

SAR-in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën

www.nokia.com.

32 Informacioni shtesë mbi sigurinë