Radioja FM
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e pajisjes celulare. Që radioja
FM të funksionojë siç duhet, nevojitet që me pajisjen të lidhet një kufje ose pajisje
ndihmëse e pajtueshme.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Media
>
Radio
ose, në regjimin e pritjes, shtypni dhe mbani shtypur
*.
Media 23
Kërkimi i një stacioni fqinj
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë ose në të djathtë.
Ruajtja e një stacioni
Akordohuni në stacionin e dëshiruar dhe zgjidhni
Opst.
>
Ruaj stacionin
.
Ndërrimi i stacioneve të ruajtura
Lëvizni poshtë ose lart për të ndërruar stacionet ose shtypni tastin e numrit përkatës,
të vendndodhjes në kujtesë të një stacioni të dëshiruar.
Rregullimi i volumit
Përdorni tastet e volumit.
Lënia e radios të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e radios
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.