E-maili
Hyni me pajisjen tuaj në llogarinë tuaj POP3 ose IMAP4 të e-mail-it, për të lexuar, shkruar
dhe dërguar e-mail. Ky aplikim e-mail-i është i ndryshëm nga funksioni i e-mail-it SMS.
Sigurohuni që keni cilësimet e duhura, para se të mund të përdorni e-mail-in. Për të
kontrolluar disponueshmërinë dhe cilësimet e llogarisë suaj të e-mail-it, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit të e-mail-it. Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të e-
mail-it si një mesazh konfigurimi.